“Biznesi po më ecën mirë”, më tha një shoqe kohët e fundit, “por kam probleme me alergjinë si kurrë më parë. Më duket sikur, kur jam e stresuar, përkeqësohet, dhe pyes veten nëse mund të jenë të lidhura.”

Të gjithë e dimë çdo të thotë të jesh shumë i zënë, por Jezusi na thotë: “Ejani tek unë, të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë, e unë do t’ju çlodh. Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj, Unë që jam zemërbutë e i përulur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj.” [1. Mateu 11:28-29]

Fjala “zgjedhë” në këto vargje është vështirë të kuptohet për shumicën prej nesh, si banorë të qytetit, por këtu në Azi, sheh ende meshkuj dhe femra që ngrenë ngarkesa të mëdha për në tregje. Këtë e bëjnë duke vendosur një skelet druri mbi shpatulla me kosha që varen në të dyja anët. Dhe kjo bëhet për të ruajtur një ekuilibër të plotë. Ata mbajnë një ecje ritmike në mënyrë që koshat të mos përplasen.

Edhe pse Jezusi e dinte që nuk do të qëndronte gjatë në tokë, Ai nuk e mori me rrëmbim për të bërë sa më shumë të mundej gjatë çdo dite pune. Por, Ai arriti të mbante ngarkesat e Tij të mëdha duke ruajtur ekuilibrin, duke pushuar kur ndihej i lodhur,[3. Shih Mateu 8:24] dhe duke nxitur dishepujt e Tij të bënin të njëjtën gjë.[2. Shih Marku 6:31] Ai gjithashtu, gjeti kohë për t’u shkëputur, për t’u lutur e për të dëgjuar nga Ati i Tij.[4. Shih Marku 1:35]

Edhe ne mund të mbajmë barra të rënda nëse ndjekim ritmin e duhur, duke ruajtur një ekuilibër midis përmbushjes së përgjegjësive dhe të çlodhurit.