Në romanin Mbreti i Unazave, 1 elfi “Gruaja e Dritës”, i paraqet Frodos një llampë kristali që përmban dritën e yllit Eärendil. “Do të shkëlqejë më shumë, sa herë të kesh nevojë për të gjatë natës,” i premton ajo; dhe pa dyshim, Frodo dhe Sam e përdorin dritën në shumë raste për të shmangur të keqen.

Shishka e Galadrielës nuk ishte thjesht një llambë që bënte dritë në kuptimin fizik të saj, por ajo e mbushte me shpresë dhe kurajo mbajtësin e saj. Një dhuratë e tillë do ishte e vlefshme në rrugën tonë të jetës, por edhe drita e yllit Eärendil herë pas here e humbi shkëlqimin në një ambient armiqësor. Ky numër i revistës Activated bën fjalë për një dritë akoma më të fortë, një dritë që nuk mund të zbehet.

Jezusi tha: “Drita ndriçon në errësirë, dhe errësira nuk e shuan kurrë atë. Unë jam drita e botës. Ai që më ndjek Mua, nuk do të ketë kurrfarë errësire, por vetëm dritën e jetës.” 2

Drita e Zotit ka fuqi të zbusë dhimbjet e plagëve dhe të shërojë shpirtrat tanë nga vetmia dhe sëmundja. Ajo mund të mbjellë farat e shpresës dhe të ndriçojë shtigjet e dhimbjes. Ajo mund të ndriçojë rrugën dhe të na drejtojë nga errësira drejt një agimi të ri.

Edhe pse hasim vështirësi gjatë rrugës, edhe pse ndonjëherë na duket sikur jemi të rrethuar nga frika, shqetësimi dhe dyshimi, ne duhet të besojmë se drita dhe dashuria e Zotit do të jetë gjithmonë me ne. “Zoti është streha dhe forca jonë, gjithmonë i gatshëm të na ndihmojë në kohë të vështira.” 3 “Ai nuk do t’ju lërë dhe nuk do t’ju braktisë.” 4

  1. J.R.R. Tolkien, 1954
  2. Gjoni 1:5; Gjoni 8:12
  3. Psalmi 46:1
  4. Ligji i Përtërirë 31:6