Kur jeta të duket si një dhomë e vockël pa dritare dhe nuk shikon asnjë dritë para teje, mund të krijosh një dritare shpëtimi. Ndërsa lexon dhe mendon për Fjalën Time dhe deklaron premtimet e Mia, mendoji ato si të jenë të tuat, sepse ashtu do të hapësh një dritare në mbretërinë shpirtërore, ku ju presin gjëra të mrekullueshme. Rrezet e ngrohta të dashurisë Sime do zhdukin çdo tension.

Si ajri i freskët, flladi i lehtë i Shpirtit Tim do t’ju pastrojë mendjen. E vërteta e pastër si kristal dhe mençuria do ju ripërtërijnë shpirtin. Horizonte të reja do shfaqen para jush. Do i shihni gjërat nga një perspektivë hyjnore dhe do të ngazëlleheni me mundësitë dhe sfidat e reja që do të shfaqen para jush. Do të gjeni besim dhe frymëzim të ri. Ndjenjat mbytëse do ia lënë vendin haresë dhe dëshirës për të jetuar. “Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.” 1

Qëndroni në Fjalën Time sa herë që ndiheni sikur po ju merret fryma dhe ajo do t’ju bëjë të lirë. 2

  1. Gjoni 6:63
  2. Shih Gjoni 8:31-32