Kujtimet, ashtu si qirinjtë, shndrisin në përiudhën e Krishtlindjeve.—Charles Dickens (1812–1870) 

E ndez këtë qiri në PRITJE të…

Fakti që nuk e dimë datën fikse të lindjes së Jezusit nuk ka shumë rëndësi; e rëndësishme është që Ai lindi. Mes gjithë veprimtarive tona të ngjeshura, le të ndalemi të mendojmë për Shpëtimtarin që jetoi, vdiq dhe u ngjall sërish për ne. 1

Merrni kohë, ngadalësohuni, rrini në heshtje, jini syhapur ndaj Misterit Hyjnor që duket kaq i zakonshëm dhe normal, akoma prezent në mënyrë të mrekullueshme.—Edward Hays (lindur v.1932), Ditari i Një Pelegrini

E ndez këtë qiri në shenjë FALENDERIMI…

Gëzimet dhe hidhërimet, sukseset dhe dështimet, arritjet dhe zhgënjimet e vitit që kaloi, i kemi lënë pas tashmë. Le të themi faleminderit për të gjitha ato, duke pranuar se “Zoti ka dashur më të mirën.” 2

Jini mirënjohës dhe thoni faleminderit për çdo gjë që ju ndodh, sepse çdo hap përpara është një hap drejt arritjes së diçkaje më të mirë e më të madhe se ajo që keni tani.—Brian Tracy (lindur v.1944)

E ndez këtë qiri në KUJTIM…

Është zakon të mbash ceremoni përkujtimore gjatë Festave. Qofshim vetëm apo jo, le të kujtojmë ata që janë larguar para nesh.

[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]

Ata nuk do të plaken më si ne që jemi drejt asaj rruge:
Ata nuk do të ndjejnë më lodhjen e moshës apo ndëshkimin e viteve.
Sa herë që dielli të perëndojë dhe sa herë që të zbardhë mëngjesi,
Ne do t’i kujtojmë.
Laurence Binyon (1869–1943)

E ndez këtë qiri në shenjë SOLIDARITETI…

Jo çdokush ka fatin të ketë një familje të lumtur, një çati, apo ushqim për të ngrënë. Le të lutemi për ata që janë të sëmurë, të vetmuar, të privuar, apo të varfër, dhe le të tregojmë solidaritetin tonë duke iu ofruar ndihmën dhe shoqërinë tone me sa të mundemi.

Shpirti i Krishtlindjeve është shpirt dhurues, një zemër e madhe që në fillim mendon për të tjerët.—George Matthew Adams (1878–1962)

E ndez këtë qiri si LUTJE…

Një vit i ri është duke ardhur. Le t’i japim shpresat dhe pritshmëritë tona Zotit, dhe të besojmë se Ai do të ecë së bashku me ne në rrugën që na pret. 3

Oh Zoti im, ec me mua,
Në dritë dhe errësirë.
Qëndro pranë meje, O Zot,
Shtrëngoma dorën dhe më udhëhiq.
Estelle White (1925–2011)

  1. Shih Romakëve 14:9
  2. Shih Zanafilla 50:20.
  3. Shih Psalmet 16:11.