Isha mbledhur me miqtë në dhomën e ndenjjes, që ishte plot me dekorime Krishtlindjeje. Ka meze dhe pije freskuese në tryezë, dhe ne po këndojmë këngët e Krishtlindjeve së bashku. Ka organizim tjetër më tipik?

Por unë jetoj në Azinë juglindore dhe isha e rrethuar nga miq vendas dhe po përpiqesha të këndoja këngën “Natë e Shenjtë” në një gjuhë të huaj për mua. Ndërkohë që shëtisja sytë anë e përqark, mendova kalimthi për çdo të pranishëm.

Suzi ishte konvertuar nga Budizmi. Kjo shkaktoi një potere në familjen e saj tradicionale; por me kalimin e viteve, ajo me durim fitoi të afronte secilin nga familjarët e saj me Krishtin.

Nining dhe bashkëshorti i saj ishin agnosticistë të vetë-deklaruar kur u martuan. Por Jezusi nisi të punonte me zemrën e Nining dhe ajo tani viziton kishën çdo të diel, por ulet vetëm, pasi asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk janë të krishterë. Në lutjet e Niningut shprehet dëshira se një ditë bashkëshorti dhe djemtë e saj do të gjenden aty, të ulur pranë saj.

Prindërit e Hanës ishin ateistë, kur jetonin në Kinën komuniste, por ata u njohën me frymën e Jezusin pas emigrimit. Pas 30 vitesh martesë, ata kohët e fundit vendosën të rinovojnë betimet e martesës së tyre në kishë, në prani të të gjithë fëmijëve të tyre. Ishte një festim hareplotë besimi për të gjithë familjen.

Ndërkohë që shihja rreth e përqark, mendova për udhëtimin e gjatë që gjithsecili prej miqve të mi kishte ndërmarrë për të ardhur në këtë pikë, ku të gjithë ishim ulur së bashku, duke kënduar këngët e Krishtlindjes. Gjithsesi, kishte shumë gjëra nga ky festim i thjeshtë Krishtlindjeje, që unë nuk i dija. Pasi mbaruam së kënduari këngën “Natë e shenjtë,” një nga miqtë e mi na tregoi në mirëbesim:

“Janë bërë kërcënime me bombë në të gjitha kishat e krishtera në qytet. Ne jemi shumë të lumtur, që mundëm të mblidhemi këtu sonte.”

Vështrova miqtë e mi dhe u mrekullova me dashurinë dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, pavarësisht situatës. Ndonjëherë pyes veten ç’rezervon e ardhmja për të krishterët që nuk mund ta shprehin besimin e tyre lirisht. Por sonte të gjitha frikërat e mia u shpërbënë, teksa më lindi ky mendim: Për aq kohë sa shkëlqen ylli i Krishtlindjes fort në zemrat tona dhe ne që e duam Jezusin mblidhemi të festojmë lindjen e Tij, Drita e Krishtlindjes do të shkëlqejë fort dhe do të ndriçojë rrugën për kthimin e Tij.