Gjithmonë më kanë pëlqyer Pashkët. Ndërsa Krishtlindja është një festë gëzimi dhe emocionesh që ta shijojë e gjithë bota, madje edhe jo të krishterët, unë ndiej sikur Pashkët është një festë e asaj çka bën Jezusi për secilin prej nesh si individë.

Pashkët kanë të bëjnë vetëm me marrëdhënien mes meje dhe Jezusit. Si fëmijë, nuk e kam kuptuar kurrë këtë marrëdhënie. Sigurisht që Jezusi ishte miku im, por marrëdhënia nuk shkoi kurrë përtej kësaj. Them se e shikoja Jesuzin një kartë “për të dalë nga burgu”, si dikë që ishte aty për t’u mbështetur, por vetëm kur ishte e nevojshme.

Ishte një marrëdhënie ku vetëm një palë jepte, dhe unë nuk e kisha kuptuar vërtet ç’po humbja deri një mbrëmje, kur isha 14 vjeç, teksa po rrija në shtrat duke dëgjuar MP3-shin tim dhe filloi të luajë një këngë që kisha harruar edhe që ishte në listën time të këngëve. Ishte një këngë e kënduar nga këndvështrimi i Jezusit dhe kishte këto vargje:

“Prapë do të kisha vdekur për ty,
Po të ishe ti, i vetmi mbi tokë,
Prapë do të kisha qarë për ty,
Po të ishe ti, i vetmi mbi tokë,
Dhe prapë do të ringjallesha,
Po të ishe ti, i vetmi mbi tokë”.

Kënga vazhdoi, duke thënë se të gjitha gjërat që ai kishte kaluar, i kishte duruar për mua, dhe se Ai do të bënte gjithçka, Ai bëri vërtetgjithçka vetëm për mua. Mbaj mend që isha shtrirë në shtrat, duke menduar për këtë koncept. Biri i Zotit, zbriti në tokë dhe kaloi nëpër peripeci të papërshkrueshme torture dhe sharjeje, duke dhënë gjakun dhe frymën e Tij të fundit, për mua.

Megjithëse zakonisht nuk jam një person shumë emocional, e mbulova fytyrën time me jastëk dhe qava, sepse mendimi i një dashurie të tillë më tronditi. Zemra e tij ishte e mbushur me kaq shumë dashuri për mua, saqë u sakrifikua me dëshirë për gabimet e mia. Ky njeri, i cili e dinte se Ai do të refuzohej, përçmohej dhe tjetërsohej, pa shpirtin tim dhe më çmoi të denjë për një sakrificë të tillë. Nuk ishte marrëveshje “shpëto një, merr pjesën tjetër falas. Ai kaloi çdo përvojë poshtëruese dhe të dhimbshme si një sakrificë individuale për këdo që ka jetuar ndonjëherë në këtë tokë.

Kjo është arsyeja pse Pashkët janë veçanërisht të veçanta për mua, sepse tregojnë historinë e një Zoti gjithmonë të pranishëm, shumë të dashur, dhe sa i gatshëm ishte Ai të përjetonte për të pasur një marrëdhënie me mua. E di që nuk mund të barazoj kurrë dashurinë e Tij, por unë do të përpiqem t’i jap Atij gjithë dashurinë time.