Në një nga kapitujt më domethënës dhe poetikë të Biblës, Apostulli Paul përshkruan dashurinë që Kristianët janë të destinuar të mishërojnë. “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, dashuria nuk imponohet, nuk krekoset;, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, dashuria nuk është egoiste, duashuria gjykon gjithmonë pozitivisht, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet për të vërtetën, duron gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, i reziston gjithçkaje. Dashuria nuk vdes kurrë”. 1

Durimi është çelësi i gjithçkaje, dhe mendoj se është shumë i rëndësishëm, sepse të tregosh dashuri në mënyrat që Pauli përmend në paragrafin e mësipërm, do të thotë të jesh i gatshëm të fitosh pa u mposhtur kurrë. Nuk mund ta ruajmë dashurinë për situata të caktuara apo njerëz të posaçëm, dhe nuk mund ta marrim mbrapsht atë, kur njerëzit na zhgënjejnë apo dështojnë. Durimi është i domosdoshëm për të arritur suksesin.

Përkufizimi i fjalës “durim” sipas fjalorit shqip, është “Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar”. Një durim i madh ndaj ofendimeve, padrejtësive dhe dëmeve.

Por si mund të gjejmë forcë brenda vetes sonë, për të vazhduar t’i tregojmë dashuri dikujti i cili na ka lënduar neve ose të tjerët? Është e rëndësishme të mos i gjykojmë të tjerët pa i njohur, siç është e rëndësishme edhe të mos harrojmë se edhe ne lëndojmë të tjerët si rezultat i sjelljes sonë të shkujdesur, gabimeve tona dhe zgjedhjeve të padëshiruara. Por, kuptimi më i mirë për mua gjendet në një tjetër përkthim që i bëhet këtij fragmenti. Në Biblën angleze – Variantin e Ri Ndërkombëtar, shprehja “dashuria nuk dyshon për keq” paraqitet me shprehjen “dashuria nuk fokusohet tek e keqja”. Lëndimet ndodhin me të vërtetë, dhe duan kohë të shërohen. Por nëse i përballojmë të keqijat që ndeshim me durim dhe duke zgjedhur faljen, atëherë Zoti na jep forcën e dashurisë dhe miresisë për të luftuar pa u mposhtur. Dhe në fund, të gjithë dalim fitimtarë.

  1. 1 Korintasve 13:4-8