Në këngën e tyre të suksesshme “Can’t buy me loveDashuria nuk mund të blihet,” grupi muzikor Beatles theksoi një të vërtetë të thjeshtë që i ka rezistuar kohës. Ata mund të kishin kënduar, “E vërteta nuk mund të blihet” ose “lumturia” ose “qetësia shpirtërore”. Këto gjëra nuk ishin në shitje në atë kohë, dhe nuk janë as edhe  sot. Ndërsa kjo është një e vërtetë e thjeshtë, nuk është e lehtë për ta ndjekur.

Është e vështirë të jetosh thjesht, kur pothuajse kudo që shkon një produkt apo një njeri i famshëm përpiqet të të tërheqë vëmendjen dhe të marrë një pjesë të parave me premtimin e zakonshëm bosh: “Ky ështëmë në fund, çelësi i lumturisë!” Dhe nuk është faji i shitësve. Në botën tonë që udhëhiqet nga paraja, çdokush duhet të shesë diçka për të mbijetuar, qoftë kjo një këngë, produkt, shërbim apolarg qoftëshpirtin e tyre.

Gjatë gjithë kohës, një zë brenda nesh na thotë vazhdimisht se kjo jetë është më shumë se kaq. Gjërat e kësaj bote mund të sjellin kënaqësi dhe rehati momentale, por ato nuk mund të përmbushin kurrë botën tonë të brendshme. Vetëm Zoti mund ta bëjë këtë me dashurinë e Tij. Ai dëshiron ta bëjë dhe do ta bëjë, nëse ne ia kërkojmë.