Jam i sigurt që një pjesë e madhe nga ne e shohin Nënë Terezën dhe njerëzit si ajo dhe mendojnë se nuk mund të jemi kurrë ai ata; nuk mund të jemi kurrë aq engjëllorë dhe të kemi një ndikim kaq të madh në jetët e shumë njerëzve. Ndoshta jo, por tragjedia është kjo, sepse shumë që mendojnë se nuk munden, as nuk përpiqen.

Por Nënë Tereza nuk e planifikoi të ishte shenjtore apo mbajtëse e Çmimi Nobel për Paqe. Dhe ajo nuk filloi të predikonte para turmave të njerëzve të varfër. Ajo thjesht pa nevojtarët pranë saj dhe iu përgjigj.

Zoti punon fort që t’i ndihmojë njerëzit e zakonshëm në rrethana të zakonshme të tregojnë dashuri të jashtëzakonshme. E gjitha përmblidhet te rregulli i Jezusit për të jetuar, të cilën Ai e shprehu pak ndryshe në disa raste të ndryshme: para së gjithash, duaj Zotin dhe të tjerët po aq sa duam veten, 1 dhe i trajton të tjerët siç duam të na trajtojnë. 2 Nëse ne përpiqemi të jetojmë në atë mënyrë, një vendim, një veprim, një bisedë herë pas here. Nuk do të ndryshojë të gjithë botën brenda natës, por do të ndryshojë botët tona, në jetët tona dhe jetët që ne prekim.

Apostulli Pal, duke shpjeguar shërbimin që ai dhe të krishterët e hershëm kanë përvetësuar, tha, “Dashuria e Krishtit na shtrëngon.” 3 E njëjta dashuri gjithashtu mund të na shtrëngojë. Sa më shumë e tregojmë dashurinë e Zotit,  aq më shumë rritet, aq më shumë bëhet pjesë e reagimeve tona, dhe aq më shumë reflektohet në veprimet tona. Ky ishte sekreti i suksesit të Palit, të Nënë Terezës, dhe gjithashtu mund të jenë i yni.

Ky numër i Activated i dedikohet të gjithë atyre, të cilët japin përditë nga vetja për hir të dashurisë së Zotit. Edhe pse nuk thuhet, Zoti e di dhe e sheh.

  1. Shih Mateu 22:37–40
  2. Shih Mateu 7:12.
  3. 2 e Korintasve 5:14