Unë u rrita në Rumaninë Komuniste, ku kishte një ligj ndalimi ndaj fesë, kështu që “të gjeje Krishtlindjen” nuk ishte e thjeshtë.

“Mos e përmendni fjalën ‘Krishtlindje’ në shkollë, apo me njerëz që nuk i njeh,” mbaj mend që më thoshin, kur mbusha moshën për shkollë. Ne e përdornim fjalën në shtëpi, sepse disa anëtarë të familjes sime që ishin mjaft të moshuar, që ishin rritur para miratimit të ligjit të ndalimit dhe ende e ruanin festën në fshehtësi. Me të gjithë të tjerët, pema quhej “pema e Vitit të Ri.” Krishtlindja ishte “festa e dimrit.” Nëse ne fëmijët merrnim dhurata, nuk përmendej gjëkundi fjala Krishtlindje.

Isha vetëm disa vjeç kur morëm pemën tonë të parë. Kishte qirinj të vërtetë në degë, dhe çdo ditë, shpërblimi im që tregohesha e mbarë ishte të mbaja qirinjtë ndezur për disa minuta.

Disa vite më vonë, mbaj mend që shikoja të vetmet ikonë ortodokse në shtëpinë tonë, mes degëve të pemës së Krishtlindjes dhe vrisja mendjen nëse kishte ndonjë lidhje mes ne të dyjave. Kush është aty? Pse mbajmë një foto të një personi që nuk e njohim?

Gjithashtu kujtoj Krishtlindjen e parë që festova në fshat me anëtarët e tjerë të familjes sime. Njerëzit atje patën pak më shumë liri dhe ne dëgjonim që korin e Krishtlindjeve teksa këndonin për Krishtlindjen e parë. Ishte shumë e bukur, por për mua nuk kishte shumë kuptim. Kur ra regjimi komunist, unë pata mundësinë të mësoja për Krishtlindjet dhe të vërtetat e tjera nga Bibla.

Kur u bëra nënë, banesa jonë u mbush me muzikë Krishtlindjeje, dhe çdo cep u zbukurua, por në fytyrën time shpesh dukeshin njollat që linin lotët. Po, isha e lumtur, por zemra ime gjithashtu copëtohej para mendimit që Zoti hoqi dorë nga Biri i Tij i vetëm për të na shpëtuar. Mendimi që unë t’i jepja Emanuelin tim të dashur për dikë tjetër, ishte më shumë nga ç’mund të përballoja. Mund të jem në gjendje të jap jetën time për dikë tjetër, kurrë atë të tim biri!

Mendimi se Zoti la Birin e Tij të vetëm të shkonte, duke ditur çfarë e priste Atë, ishte e padurueshme. Ndihesha e lumtur dhe mirënjohëse që Zoti zgjodhi të bënte Atë që bëri, por gjithashtu ma theu zemrën. Hareja ishte aty, hareja gjithmonë e pranishme e Krishtlindjes, por ashtu qe të kuptoja madhësinë e sakrificës që Zoti bëri për ne.

Ende më rrëshqet ndonjë lot për Krishtlindje, kur kujtoj dhimbjen pas gëzimit tonë, por gëzim që e tejkalon në peshë dhe rëndësi trishtimin tonë. Dhe kjo është siç duhet të jetë. Ishte një çmim që Zoti, ishte i gatshëm të paguante, për Dashurinë që ka për ne!