Dija pak se kush ishte Agari nga disa ilustrime të Biblës që kisha lexuar kur isha fëmijë. Por këtë vit, pasi vendosa të lexoj Biblën faqe më faqe, u hasa me historinë e saj me perspektiva të reja mbi dashurinë e Zotit për secilin prej nesh.

Agari ishte shërbëtorja egjiptiane e Sarajit, gruas së Abramit. 1 Ajo fillimisht u shfaq si një personazh dytësor në historinë e Abramit dhe marrëveshjet që bën Zoti me të. Zoti i ka premtuar Abramit pasardhës të panumërt si yjet, por Saraji nuk mbetet shtatzënë, dhe pasi ndihet gjithnjë e më shumë në ankth që nuk po përbushet premtimi i Zotit, i kërkon Abramit ta marrë Agarin si grua të dytë.

Abram bie dakord dhe Agari së shpejti e gjen veten duke pritur një fëmijë. Këtu fillojnë gjërat të bëhen të rrezikshme. Traditat hebre dhe myslimane thonë se Agari ishte e bija e një faraoni dhe i ishte dhënë Abramit si dhuratë gjatë një prej udhëtimeve të tij në Egjipt. Nëse kjo është e vërtetë apo jo, është e vështirë të përcaktohet. Pavarësisht statusit, nisa të imagjinoja sa e izoluar duhet të jetë ndier kjo egjiptiane mes një populli dhe kulture krejtësisht ndryshe nga e saja. Kështu që kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, ndoshta ajo nisi të ndiente se gjërat po përmirësoheshin për të. Ndoshta, ajo shpreson se ka një mënyrë për të përcaktuar veten mes një populli të huaj. Ndoshta, ajo nis të kënaqet. Sidoqoftë, Bibla na rrëfen se ajo “nisi të përbuzë zonjën e saj.” 2

Saraji bën përgjegjës Abramin, dhe Abrami i përgjigjet Sarajit se Agari është në dorën e saj, dhe të veprojë si ajo ta shohë të përshtatshme. Vendimi i Sarajit bëri që Agari shtatzënë t’ia mbathte për në shkretëtirë, të cilën më vonë, e gjejmë të ulur pranë një burimi, duke shuar etjen e saj.

Këtu vjen pjesa e historisë që mua më pëlqen më shumë: Zoti dërgon një engjëll që të gjejë vajzën e arratisur dhe ta bindë atë të kthehet te Abrami. Ishte një vajzë që në atë moment, me shumë gjasa, u ndje e pavlerë, e padëshiruar dhe e padashur; një vajzë me ego, gabime dhe dështime, një vajzë që ishte egjiptiane dhe e cila ndoshta, ende ruante traditat e saj të mëparshme dhe perënditë e saj pagane; një vajzë e cila përbuzi zonjën e saj; një vajzë e cila pa pasur dyshim do të vazhdonte t’i keq-menaxhonte më shumë situatat në të ardhmen.

Por këtu në shkretëtirë, në mes të dëshpërimit të saj, Zoti iu shfaq Agarit, sepse nën shtresat e rrethanave, zgjedhjes, gabimeve dhe dështimit mposhti zemrën e një krijese në të cilën Zoti kishte dhënë jetë të re. Dhe këtë sheh Zoti dhe del në shpëtim, kur Ai dërgon një engjëll për ta gjetur këtë vajzë, ekzistenca e së cilës nisi në imagjinatën e tij dhe historinë e jetës së të cilës Ai e kishte regjistruar në librin e Tij.

Takimi me engjëllin në atë vend të shkretë është mjaftueshëm për ta inkurajuar Agarin të kthehet në shtëpi. Por para se ta bënte këtë, ajo i vë një emër Zotit që e kërkoi dhe i foli. Ajo e quajti Atë “Zoti që më shikon.” 3

I keni parasysh ato ditë kur nuk ndiheni apo ndiheni në formën tuaj më të mirë? Ditët e mia përcaktohen përgjithësisht nga flokët e pushpuritura, një pulovër e shpifur që po aq e rehatshme sa edhe e shëmtuar, rroba të pa kombinuara, dhe një dëshirë të fortë që mos më shohë askush. Ndonjëherë, mangësitë e mia shpirtërore gjithashtu më bën të ndihem sikur dua të maskohem, si kur kam pyetje sa shumë e dua Zotin, apo qëndrim që ka nevojë për lëkundje, apo lutje që neglizhoj të lutem, apo gjëra që nuk po i vë në vijë. Ka gjëra që më bëjnë të ndihem e padenjë, që të më shohë Zoti.

Por janë ato herët kur ti ndihesh i padenjë për dashurinë, dhe prapë Zoti bën diçka për ty dhe të thotë që je ende i denjë, që të ndryshon. Këtë bëri edhe Zoti për Agarin atë ditë. Ai i tregoi se përkujdeset për të,  po e sheh nga afër dhe ka një plan për jetën e saj. Kjo është fuqia që të kaplon kur të sheh Zoti. Ishte ajo fuqi që i dha Agarit fuqi të brendshme për të ndryshuar mendim dhe për t’u kthyer në një situatë, të cilën ajo e konsideronte të patolerueshme disa ditë më parë.

Ka shumë gjëra që më pëlqejnë në këtë histori, por ka tre pika kryesore:

E para, nuk ka personazhe dytësore për Zotin. Ndoshta, në Bibël historia e Agarit është përmbledhur në një apo dy kapituj, dhe i drejtohet rolit të saj si një roli mbështetës në historinë qendrore të Abramit dhe Sarajit. Por Zoti ka një libër që mban emrin e saj, në të cilën ajo ishte ylli, historinë e jetës së saj. Dhe kjo është e vërtetë për këto që ndihet si personazh dytësor në historinë e dikujt tjetër.

E dyta, Zoti është i vetëdijshëm për momentet më të shëmtuara dhe më të ulëta të jetës tënde, por prapë ka besim tek ti. Kudo që je, çfarëdo gjendje shpirtërore apo fizike ke, Zoti të sheh dhe ka besim tek ti.

E treta, më pëlqen që Zoti shkoi dhe e gjeti Agarin, kur ajo ia mbathi. Ka shumë raste në jetën time, kur unë ia mbath nga situatat. Ndoshta jo fizikisht, por  i jam larguar emocionalisht, ose e kam mbyllur veten, kur jam ndier e pështjelluar. E di që ja kam bërë këtë edhe Zotit. Por Zoti e sheh ku jam, emocionalisht, fizikisht, edhe gjeografikisht, dhe nuk ka gjë që mund të më ndajë nga dashuria e Tij.

  1. Lexo historinë te Zanafilla 16.
  2. Zanafilla 16:4
  3. Zanafilla 16:13