Çfarë Adhuroj mbi Jezusin

Njëditëzaj, e gjeta veten të ulur në një restorant vetëm, teksa miku im u vonua. Ndërsa prisja, vendosa të shkruaja disa mendime mbi ç’do të thotë Jezusi për mua dhe ç’pëlqej më shumë tek Ai. Ja ç’shkrova:

Pranimi i tij

Jezusi nuk më dënon kurrë. Botëkuptimi, durimi dhe falja e tij janë unike. Edhe kur Ai qorton, e bën atë në dashuri. Ai ka një mënyrë të veçantë për t’i folur në zemrës sime dhe për të më dënuar për gabimet çka më bën të dëshiroj të ndryshoj dhe të jem një person më i mirë.

Ndihma e tij

Bibla na thotë t’i hedhim pas krahëve të gjitha shqetësimet tona mbi Jezusin, sepse Ai kujdeset për ne.1. Vullneti, aftësitë dhe vetëkontrolli im janë të papërfillshme në krahasim me fuqinë e Tij. Pjesa më e madhe e punës sime më të mirë si përkthyes dhe shkrimtar ka ardhur nga momente në të cilat nuk isha i qartë çfarë të shkruaj apo si të shprehësh një mendim kur papritmas, nga hiçi, Zoti e shfaqte Veten me një ide të mirë ose një paragraf të rrjedhshëm.

Mëshira e tij

Jezusi ka një mënyrë të pabesueshme për t’u kujdesur për njerëzit! Ai është gjithnjë kaq pozitiv, madje edhe kur unë jam i inatosur. Ai nuk humb besimin kurrë tek njerëzit. Në Dhiatën e Vjetër, kur njerëzit e Zotit rebeloheshin herë pas here, edhe pse Ai i ka dënuar ata, nuk hoqi dorë kurrë prej tyre, dhe gjithmonë u ofroi shpëtimin, një mënyrë për t’u penduar, dhe inkurajim për t’u kthyer dhe për të provuar përsëri.

Universaliteti i tij

Nënë Tereza thoshte se e shikonte Jezusin në çdo qenie njerëzore. Një ditë Ai është i veshur si lypës dhe ditën tjetër si mbret. Një ditë vesh kostumin e një biznesmeni dhe ditën tjetër, rrobat e punës të një punëtori. Ai e vendos veten në nivelin e të gjithëve.

Planet e tij

Më pëlqen që unë mund ta vë jetën time në duart e Tij dhe të besoj se Ai do të më udhëheqë të ndjek rrugën më të mirë. Poeti Robert Burns shkroi, “Planet më të mira të minjve dhe meshkujve shkojnë shumë keq.” Por nëse unë e përfshij Atë të më drejtojë në rrugën time, mund të besoj se destinacioni përfundimtar do të jetë i mrekullueshëm, edhe nëse duhet të kaloj nëpër disa vështirësi për të arritur atje.

Pse nuk merrni disa minuta kohë për të falënderuar, reflektuar dhe shkruar listën tuaj të ç’pëlqeni te Jezusi? Është një aktivitet çlodhës dhe mund t’i referoheni kurdoherë që vizioni juaj pështjellohet.

  1. Shih 1 Pjetrit 5:7.