Thesaret tona të vërteta nuk janë paratë dhe pasuritë. Thesaret tona të vërteta janë mbretëria e Zotit, dashuria e Tij, marrëdhënia që kemi me Të, shpëtimi ynë, kujdesi dhe ndihma e Zotit ndaj nesh, dhe shpërblimet që do marrim në Parajsë. Nëse e kuptojmë këtë, do t’i shohim financat tona dhe përdorimin e tyre në prespektivën e duhur.

Në psalmin 24, Davidi shprehet, “E Zotit është toka dhe gjithçka që është mbi të!” 1 Zoti e deklaron të Tijin të gjithë rruzullit dhe banorët e tij: “E gjithë toka është Imja.” 2 “Çdo gjë poshtë qiejve është Imja.” 3” “Argjendi është Imi dhe ari është Imi, – thotë Zoti.” 4 Nga kjo ne kuptojmë se gjithçka që “zotërojmë”, në të vërtetë zotërohet nga Krijuesi ynë. Kjo përfshin jo vetëm pasuritë tona por edhe veten tonë. Ne jemi thjesht kujdestarë të asaj që Zoti na ka besuar.

Zoti zotëron gjithçka, por Ai dëshiron që ne të jemi të lumtur dhe të shijojmë çdo gjë që Ai na ka dhënë siç thuhet edhe tek 1 Timoteut 6:17: “Zoti na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar.” Si kujdestarë të pasurive të Zotittë sendeve që ne zotërojmë në veçanti, dhe të pasurive të tokës në përgjithësine mund t’i përdorim ato për veten dhe të dashurit tanë, për të jetuar jetën tonë dhe për të gëzuar atë ç’ka Ai na ka dhënë. Është shumë e rëndësishme të kesh raportin e duhur me të mirat materiale, pasuritë dhe paranë, në mënyrë që të kesh një marrëdhënie të mirë me Zotin.

Duke kuptuar parimet e pronësisë (që Zoti zotëron gjithçka), të kujdestarisë (që ne duhet të përdorim atë që Zoti na ka dhënë në përputhje me vullnetin dhe Fjalën e Tij), dhe të nevojës për të krijuar marrëdhënien e duhur me pasuritë dhe financat, na ndihmon të përshtasim sjelljen dhe qëndrimin tonë lidhur me gjërat mbi të cilat kemi kontroll, qofshin ato të prekshme apo të paprekshme.

Një faktor i rëndësishëm për të pasur këtë marrëdhënie është thjeshtësia. Thjeshtësia mund të kuptohet si mënyra për t’u tërhequr nga disa gjëra jo të domosdoshme në jetë, duke e pasur mendjen te gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë. 5

Jezusi na tha se zemra jonë është aty ku është edhe thesari ynë prandaj është e rëndësishme të përcaktohet se çfarë quajmë ne thesar. Duhet të ndërtojmë marrëdhënien e duhur me gjërat që kemi në pronësi dhe të jemi të vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktohen nëse kjo marrëdhënie nuk është e balancuar. Thjeshtësia na bën të mos jemi shumë të përqendruar te vetja jonë dhe sendet tona. Ajo na ndihmmon të fokusohemi te thesari ynë i vërtetë, te Zoti ynë i dashur që na ka dhënë gjërat më me vlerë që mund të kishim ndonjëherëDashurinë e Tij dhe shpëtimin.

Jeto thjesht

  • Blini gjërat duke u nisur nga dobia që sjellin dhe jo nga emri që kanë. Mos blini gjëra që mendoni se do t’i bëjnë përshtypje të tjerëve, por zgjidhni në përputhje me nevojat tuaja.
  • Thjeshtojeni jetën duke hequr gjërat që nuk ju duhen apo që nuk i përdorni më. Provoni t’i falni, mos u përpiqni t’u gjeni vend.
  • Mos u ndikoni shumë nga reklamat apo moda. Qëllimi i marketingut është t’ju bindë të keni modelin më të fundit, më të mirë, më të shpejtë dhe më të fuqishëm. Përdorni atë gjë që keni derisa të keni vërtetë nevojë për ta zëvendësuar.
  • Evitoni blerjet e nxituara; mos blini gjëra që nuk ju duhen.
  • Gëzoni gjërat që nuk janë tuajat. Përdorni bibliotekën, transportin publik, plazhet publike apo parqet.
  1. Psalmi 24:1
  2. Eksodi 19:5
  3. Jobi 41:11
  4. Hagai 2:8
  5. Shih Kolosianëve 3:2.