Volumi 17.02 | Shkurt 2016

  • 01-A.tale.of.two.riddles

    Një rrëfenjë mbi dy gjëegjëza

    Njëditëzaj, dikush më dërgoi një listë me gjëegjëza, gjë që më bëri të kuptoja se nuk jam shumë i zoti me to.  Ma merr mendja se kam nevojë për praktikë, kështu që kam vënë në provë durimin e njerëzve që më rrethojnë, duke sajuar vetë gjëegjëza, disa më të mira se të tjerat. Po ju […]

  • 02-Picnic.lunch

    Dreka piknik

    Në një nga ato ditët e lavdishme të verës që të bëjnë zemrën të këndojë, familja jonë shkoi për një shëtitje në Bodnant, një kopësht i famshëm botanik në Uellsin Verior. Kaluam orë të tëra duke eksploruar 80 akër (4047 m katror) lëndina dhe brezare; duke u larë në një ujëvarë ngjyrash dhe aromash kur […]

  • 03-Practicing.gratitude

    Të shprehësh mirënjohjen

    Secili prej nesh është marrës i dashurisë dhe kujdesit të Zotit. Të jesh mirënjohës ndaj Zotit na mbush me ndjenja mirënjohjeje për jetën dhe për gjithçka që ajo sjell në rrugëtimin tonë. Kur ndalojmë një moment dhe shohim përreth, kur shohim zogjtë, qiellin, panoramën, lulet, gjelbërimin, kur reflektojmë mbi gjërat që shijojmë, për dashurinë që […]

  • 04-The.jasmine.bush02

    Jasemini i bardhë

    Vdekja e vëllait tim ishte një goditje e rëndë për mua, ndoshta ngaqë ishte shumë e papritur. Xhoni vdiq nga një sulm në zemër kur ishte vetëm 51 vjeç. Deri në atë moment, ai dukej i fortë, i shëndetshëm, dhe se ishte në lule të jetës, ndaj ishte e vështirë për mua të pranoja humbjen […]

  • 05-passion.rekindled

    Ringjallja e pasionit

    Nuk e mbaj mend herën e parë kur u takuam; ai thjesht dukej se kishte qenë gjithmonë afër ndërkohë që unë rritesha. Prindërit e mi e ftonin gjithmonë të na bashkohej nëpër pushimet verore dhe praktikisht në çdo rast tjetër familjar. Ne shkonim në shkollë dhe ktheheshim së bashku në shtëpi, ishim goxha të afërt […]

  • 06-man-amongst.men

    Një burrë në mes të njerëzve

    Dukej si një vendbanim i vogël, rreshta ndërtesash të bashkërenduara nga njëra anë dhe kopshte të rregullta me perime në anën tjetër. Në distancë ishte një fushë basketbolli. Akoma më tutje, një tregtar shiste fruta. Eca në rrugën e pisët pas babait tim, i cili po bisedonte me disa burra ndërkohë që ecte. Turma të […]

  • 07-God.never.lets.go

    Zoti nuk të braktis kurrë

    Disa vite më parë, kur sapo kisha filluar udhëtimin tim si misionare vullnetare, unë u përballa me një vendim të madh. Isha e shqetësuar dhe e frikësuar, edhe përfundova duke luftuar për ditë të tëra me veten për këtë vendim. Zoti në fund m’u përgjigj duke më dhënë një ilustrim të thjeshtë. Ishte tabloja e […]

  • 08-reserved.for.Him

    Rezervuar për Të

    Disa nga njerëzit më të vetmuar janë të rrethuar nga  njerëz të tjerë, dhe ende ndiejnë se askush nuk i kupton. Domethënë, natyrën e  tyre të vërtetë. Ata duan dikë, më të cilin të ndajnë problemet dhe interesat e tyre, dikë të jetë dakord me ta. Por është e vërtetë se edhe shoku yt i […]

  • 09-The.kaleidoscope.of.Gods.love

    Kaleidoskopi i dashurisë së Zotit

    Dashuria është si një lumë. Disa ditë ai rrjedh dhe vërsulet, sepse është i fryrë. Ditë të tjera rrjedh ngadalë, dhe mund ta shohësh ujin duke kërcyer nëpër shkëmbinjtë e padukshëm. Por edhe kur dashuria është e thatë dhe e ka humbur rrjedhën e saj, dhe shtrihet pothuajse e zbrazët nën shtratin e zbrazët me […]

  • 10-postcard-verona

    Kartolinë nga Verona

    Unë kam lindur në qytetin e Romeos dhe Xhulietës. Çdo ditë, rrugës për në shtëpi, ecja afër ballkonit të famshëm në të cilën Shekspiri tregon Xhulietën duke thirrur të dashurin e saj, dhe në të cilin ai u ngjit një herë duke u mbajtur në një nga gërshetat e saj të gjatë. Kohët e fundit, […]

  • 11-little.girl

    Vajza ime e vogël

    Siç mund të jetë edhe për shumë nëna të reja, asgjë nuk më ngjall interes si kur vëzhgoj vajzën time të vogël. Shprehjet e saj të fytyrës, emocionet që shprehin sytë e saj, kureshtja e saj, thjesht çfarëdo që bën ajo, zgjon dashurinë prej nëne brenda meje. Dhe një ditë të mrekullueshme kuptova se kjo […]

  • 12-arms-around

    Krahët përreth meje

    Lumturia përbëhet nga shumë gjëra: është buzëqeshja e një fëmije, rrezet e arta të një agimi, përqafimi i ngrohtë i një personi të dashur, shëndeti pas sëmundjes. Por një lumturi e tillë është gjithashtu afatshkurtër: fëmija nuk qesh gjithmonë, agimi i diellit mund të bëhet i zymtë nga retë e nxira, personat e dashur mund […]