Disa njerëz kanë natyrshëm një vullnet apo vetëkontroll të jashtëzakonshëm, por kjo nuk është e zakonshme. Nëse keni kohë që përpiqeni të mbështeteni në një vendim, që zhvilloni një rutinë të qëndrueshme, apo që krijoni një prirje të re, kam lajme të mira për ju: Me Mua në jetën tuaj, keni një avantazh të veçantë-avantazhin e Jezusit.

Shpirti im mund të veprojë në jetën tuaj në shumë mënyra, duke përfshirë dhënien e mundësisë për të treguar vetëkontrollin. Çelësi për të përftuar nga kjo ndihmë është lutja. Arsyeja e parë është se unë punoj kur ju luteni. Në një mënyrë apo në një tjetër, dhe ndoshta në një mënyrë të papritur, unë do të bëj diçka për t’iu përgjigjur lutjes suaj.

Një tjetër arsye është se duke kërkuar ndihmën Time në një fushë të caktuar, më zgjoni intuitën dhe mençurinë, dhe ju bën juve ta shihni situatën nga një këndvështrim më i qartë. E fundit por jo për nga rëndësia, kur luteni, unë mund t’ju tregoj gjëra që mund të bëni të cilat do t’ju ndihmojnë lidhur me objektivat tuaja. Unë jam shumë praktik, dhe ju njoh juve dhe di se si vepron mendja juaj, ndaj kush tjetër mund t’ju japë ide dhe këshilla për ta bërë vendimin apo rutinën tuaj funksionale?

Edhe pse keni “Avantazhin e Jezusit,” duhet të bëni edhe ju pjesën tuaj. Nuk do t’i vesh dhe lidh unë atletet tuaja të vrapimit. Unë nuk do të hedh biskotat që bletë pasi vendosët të linit sheqerin. Gjithësesi, Unë do t’ju ndihmoj të gjeni celësin tuaj të veçantë, stimulin tuaj, motivuesin tuaj, për t’ju ndihmuar të bëni gjërat që duhet të bëni, dhe të mos bëni gjërat që nuk duhet të ndaloni së bëri. Ju do të përballeni gjithmonë me luftëra normale njerëzore. Por me avantazhin e Jezusit, mund t’i përballoni me zgjidhje të mbinatyrshme.