U rrita përreth përrenjve, liqeneve dhe lumenjve, por kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeçe, shkova në Atlantic City, Nju Xhersi, dhe pashë oqeanin për herë të parë. Nga rrugica prej druri mbi rërë, vazhdova rrugën në një skelë druri. Teksa valët e furishme u përplasën në drurët nën këmbët e mia, unë kapa pas parmakut, e tmerruar. Që atëherë kam një simpati të kujdesshme për oqeanin. Nuk kam qenë ndonjëherë notare e mirë, por më pëlqen pamja e oqeanit, rëra mes gishtave të mi dhe madje ndjenja kur dallgët e buta të marrin me vete sikur të mos kesh fare peshë, për aq kohë sa unë kam një objekt pluskues ku mbahem.

Pra, kur kalonim verën pranë plazhit dhe dy djemtë e mi adoleshentë krijuan një interes të veçantë për sërfin, arrija t’i kuptoja. Isha e lumtur teksa i shikoja me dërrasat e tyre 90 metra thellë në det, duke pritur atë valën e përsosur. Por teksa kalonte koha, ata u bënë më të guximshëm, duke këmbëngulur se vala e përsosur mund të gjendet gjithnjë e më thellë në det. Unë ulesha në breg duke parë pikat, që ishin djemtë e mi në mes të gjithë atij oqeani blu dhe përpiqesha të kontrolloja ankthin tim.

Shqetësimi duket thuajse një pjesë e nevojshme e prindërimit. Është një shenjë e dashurisë dhe e kujdesit. Është gjithashtu një sinjal paralajmërues se ka ardhur koha për t’u lutur. Unë mendoj se shqetësimi mund të jetë një gjë e mirë kur na shkakton të drejtojmë mendimet tona negative dhe të ankthit në një lutje që mund të ndihmojë sjelljen e një rezultati pozitiv në atë situatë.

Është përgjegjësia jonë të trajnojmë fëmijët tanë dhe t’i drejtojmë ata në drejtimin e duhur, por në një pikë të caktuar duhet të tërhiqemi dhe t’i besojmë Zotit t’i mbajë ata larg lëndimeve serioze. Teksa fëmijët rriten, ata duhet të jenë në gjendje të mësojnë përmes një gamë e gjerë përvojash; ata duhet të mësojnë të marrin përgjegjësi për veten dhe duhet të mësojnë të luten vetë kur janë  “në detin e hapur blu.”

U jep atyre një ndjenjë sigurie, duke ditur se prindërit e tyre janë “në breg,” ende duke u kujdesur për ta dhe ende vigjilent në lutje, si në kohën kur njëri nga djemtë e mi përjetoi një moment të dukshëm paniku kur një valë e kapi të papërgatitur dhe e rrotulloi mirë e mirë, dhe fija që e lidhte atë me dërrasën e tij u shkëput. Ai mendoi se do të mbytej, por u kujtua se unë isha në breg duke u lutur për të dhe i bëri thirrje vetë Zotit. Ai e dinte se në atë çast ai do të ishte mirë, dhe ashtu ishte vërtet.

Teksa fëmijët e mi u rritën dhe u larguan, mendoj se është e rëndësishme që ata e dinë se kanë një nënë që lutet për ta. Kjo gjithashtu u kujton atyre t’i drejtohen Zotit në momentet e vështira. Unë mund të mos jem aty për t’i mbështetur, por Ai mundet. Unë nuk mund t’i plotësoj të gjitha nevojat e tyre apo të zgjidh gjithë problemet e tyre për ta, por Ai mund të punojë në emër të tyre, kur ata ushtrojnë besimin dhe lutjen e tyre.

Një i njohur një herë më tha se kur kishte qenë në plazh me disa miq të tij dhe fëmijët e tyre, kur një nga vajzat ishte zënë brenda një vale. Teksa vala e tërhiqte më brenda në det, ai kuptoi se ajo ishte në telashe, u zhyt dhe filloi të notonte për ta shpëtuar. Rryma ishte më e fortë nga sa e priste dhe iu desh goxha kohë që të arrinte tek ajo. Kur e arritur, ajo ishte gati për t’u mbytur.

U përpoq ta merrte me vete, por kuptoi në një moment të dëshpëruar se ishte i rraskapitur dhe se nuk do t’ia dilte mbanë. Ai iu drejtua Zotit dhe Lordi i tha të ndalonte së u munduari dhe të ulte këmbët. Ai zbuloi atë që kujtonte se ishte maja e një rripi rëre dhe arriti të qëndronte aty, duke mbajtur vajzën dhe duke iu shmangur dallgëve derisa erdhi skuadra e shpëtimit të Rojeve Bregdetare të SHBA-së.

Kur ata ishin të sigurt në breg, një nga shpëtuesit e tij i thanë, “Ajo që nuk kuptoj është si munde të qëndroje aq gjatë aty, duke mbajtur vajzën dhe duke ecur në ujë.” Shoku im i tha atij për rripin e ngritur të rërës që mund ta arrinte vetëm me majat e gishtave. “Nuk e di për çfarë po flet,” u përgjigj burri. “Ne e njohim zonën dhe aty ku ishe ti uji kishte disa metra thellësi. Nuk ka rrip të ngritur rëre.”

Edhe në mes të detit blu, Zoti na jep diçka ku të ulim këmbët, edhe nëse Atij i duhet ta krijojë nga hiçi në përgjigje të lutjeve tona të sinqerta.